Kodi fiskal

Kodi fiskal

Pratomigranti » Dokumente » Kodi fiskal
Logo pagine interne

Kodi fiskal

Tesera shëndetsore përmban kodin fiskal dhe ka zëvendësuar plotësisht teserën e vjetër të kodit fiskal.

​Kodi fiskal përmban gjashtëmbëdhjet gërma dhe numra, që shërben për të identifikuar qytetarin në marrdhënie me Entet dhe Administratat Publike.

Kodi fiskal nevpjitet për:

  • t'u regjistruar në Shërbimin Shëndetsor Kombëtar;
  • të filluar punë;
  • të hapur një aktivitet;
  • të hapur një llogari bankare;
  • dhe shumë arsye të tjera...

Qytetarët e huaj nga jashtë

Për qytetarët e huaj që duhet të hyjnë në Itali për arsye pune ose bashkimi familjar, Sporteli i Vetëm i Imigracionit në një moment të parë i kërkon Agjensisë së Tatimeve, në rast se nuk është shënuar në kërkesën e 'Nulla Osta' asnjë kod fiskal, atribuimin e një kodi numerik të përkohshëm.

Në momentin e kërkesvs së lejes qëndrimit, që duhet të bëhet nga qytetari pranë Sportelit të Vetëm të Imigracionit brenda 8 ditësh nga hyrja në Itali, Sporteli i kërkon Agjensisë së Tatimeve shndërrimin e kodit fiskal të përkohshëm ose kontrollimin e kodit fiskal që është në zotërim. Në çdo rast Sporteli i Vetëm i Imigracionit i lëshon qytetarit çertifikatën e atribuimit të kodit fiskal.

Qytetarët e huaj me vendbanim në Itali

Qytetarët e huaj me qëndrim të rregullt në Itali, që nuk janë pajisur akoma me kod fiskal, mund të bejnë kërkesën personalisht ose të delegojnë një tjetër person, pranë zyrës territoriale përkatëse të Agjensisë së Tatimeve. Mund të bëht kërkesa edhe për familjarët në ngarkim.

Dokumentat që duhen paraqitur

  • leje qëndrimit e vlefshme;
  • fotokopje e pasaportës.

Nëse nuk zotëroni lejen e qëndrimit:

  • certifikatë identiteti konsullore (lëshuar nga konsullata përkatëse);
  • fotokopje e pasaportës

​Duplikimi

Nëse humbni teserën, prishini ose jua vjedhin është e mundur të kërkoni një tjetër. tesera e re mund të kërkohet tek Asl-i i zonës suajose në një nga zyrat e Agjensisë së Tatimeve.Nwse tesera nuk u mbërrin në shtëpi është e nevojshme t'i drejtoheni Zyrave tek Agjensia e Tatimeve për të kontrolluar saktësinë e adresës.

Ndryshim i të dhënave

Në rast se ndërroni emër ose mbiemër, mund të kërkohet ndryshimi i kodit fiskal në çdo zyrë të Agjensisë së Tatimeve me dokument identiteti të përditsuar dhe kopjen e aktit me të cilin është bërë përfundimisht ndryshimi i të dhënave.

Të dhëna të gabuara

Kush ka marrur kodin fiskal i lëshuar në bazë të të dhënave anagrafike të gabuara, mund ta përdorë por duhet të kërkojë përditsim dhe zëvendësimin e çertifikatës dhe teserës  së plastifikuar.

Ku tė shkoj

Agjensia e te ardhurave, taksave - Agenzia delle Entrate
Zyra
Via Rimini
, 17
 - 59100
 Prato
 PO
Faks0574 499540
E-maildp.prato.uptprato@agenziaentrate.it
PECdp.prato@pce.agenziaentrate.it
OrariNga e Hena deri Te Premten: 8.30 - 12.45
Te Marte e Te Enjte edhe ne orarin 14.20 - 16.45

 Shiko adreėn tek harta (hapet njė tjetėr faqe)

pėrditsimi i fundit: martedģ 13 dhjetor 2016
- Inizio della pagina -
Il progetto Pratomigranti č sviluppato con il CMS ISWEB® di Internet Soluzioni Srl www.internetsoluzioni.it