Si tė kėrkosh lėshimin dhe rinovimin e lejes sė qėndrimit

Si tė kėrkosh lėshimin dhe rinovimin e lejes sė qėndrimit

Pratomigranti » Dokumente » Leja e qėndrimit » Si tė kėrkosh lėshmin dhe rinovimin e lejes sė qėndrimit
Logo pagine interne
logo pratomigranti.it
icona scelta lingua

Si tė kėrkosh lėshimin dhe rinovimin e lejes sė qėndrimit

21.11.2016- Menyra e re per dorezimin e lejeve te qendrimit elektronik te Kuestures qe prej 23 Nentorit.Vetem me takim dhe duke treguar sms ku jeni eméruar.Konsulto listen e emérimeve

31.10.2016-Pagesa e kontributit mbi leshimin/rinovimin e titullit te lejes se qendrimit eshte i bllokuar aktualisht. Konsulto axhornimet persa i perket ndryshimit te sasise se kontributit ne baze te ndryshimeve te ligjit.

Lëshimi/rinovimi i lejes së qëndrimit duhet t'i kërkohet Kuesturës përgjegjëse në zonën ku banoni nëpërmjet një zarfi të posaçëm postar (i disponueshëm edhe pranë Zyrës së Emigracionit të Komunës së Pratos ose Zyra të tjera publike të akredituara për këtë shërbim). Për disa lloje leje- kërkesash duhet të b​ëhen pranë zyrave të Kuesturës së Pratos.

Edhe në rastet e përditesimit të lejes së qëndrimit për: ndërrim adrese, gjendje civile, regjistrimin e fëmijëve, ndërrim pasaporte ose dublim të lejes së qëndrimit është e mundur t'i drejtoheni Zyrës së Emigracionit të Komunës së Pratos ose Zyrave të tjera publike të akredituara për plotësimin e zarfeve postar.

Kërkesa për rinovim që duhet të paraqiten në Posta

  1. afidamenti (rinovim);
  2. përditesimi i lejes së qëndrimit afat-gjatë (ish karta e qëndrimit);
  3. përditesimi i lejes së qëndrimit;
  4. pritja për punësim;
  5. pritja për te drejten e nënshtetësisë;
  6. azili politik (përditesimi dhe rinovimi);
  7. leje -qëndrimi afatgjatë;
  8. konvertimi i lejes së qëndrimit;
  9. dublimi e lejes së qëndrimit;
  10. familje;
  11. familje (14-18 vjeç);
  12. Vetepunesimi ose punesimi nga punedhenesi
  13. Punesimi ne raste të veçanta ( parashikuar nga art. 27. d. lgsl. 2876/98)
  14. Punesimi me periudha stazhonale
  15. misionet
  16. arsyet fetare
  17. zgjedhja e rezidences
  18. kërkimi shkencor
  19. apolidie (rinovimi)
  20. studimet - stazhi dhe formimi profesional

Ndihmë gjatë plotësimit

Për plotësimin dhe dërgimin elektronik të tyre, është e mundur të kërkohet ndihmë falas ne Zyrën e Emigracionit të Komunës së Pratos  apo gjithe Sindikatat e territorit. 

Kërkesat për rinovim që duhen paraqitur në Kuesturë

Marrëveshja mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Postave Italiane përcakton që mund të pranohen pranë kuesturave praktikat për lëshimin e lejeve të mepostme:

  1. kura mjeksore;
  2. gara sportive;
  3. vacanze lavoro (rast i vecantë, pune -turizëm, i bazuar në marrveshje mes dy vendeve)
  4. protezione  sussidiaria (nën kategori e azilit politik)
  5. kërkesa për azil politik (lëshim dhe rinovim)
  6. azili politik (kërkesa e parë);
  7. arsye humanitare (lëshimi dhe rinovimi)
  8. mosha e mitur
  9. drejtësia;
  10. kërkesë statusi si apolid (lëshimi)
  11. integrimi i të miturit;
  12. afidamenti;
  13. karta e qëndrimit për nje familjar të shtetasit  të BE-së.

Ndihmë gjatë plotësimit

Për plotësimin dhe dërgimin elektronik të tyre, është e mundur të kërkohet ndihmë falas ne Zyrën e Emigracionit të Komunës së Pratos që do të përgatisë praktikën për Kuesturën.

Zarfet postar: plotësimi dhe lëshimi i lejeve

​zarfet mund të plotësohen;

  • personalisht, në momentin e kërkesës së lejes
  • duke kërkuar ndihmën e një personeli të kualifikuar pranë Zyrave të Sindakatave ose Komunës së Pratos.

Zarfi duhet të dorezohet , i hapur, pranë zyrave postare tek Sportello Amico. Personi që bën kërkesën duhet të identifikohet nëpërmjet pasaportës ose një dokumenti të barazvlershëm.

kur Zyra Postare pranon kërkesën, qytetarit i jepet një kupon që ka vlerë ligjore ku do te gjeje kodet me te cilet  mund të kontrolloje zhvillimin  e praktikës në faqen www.portaleimmigrazione.it si edhe daten e takimit pranë Kuesturës përkatëse për fotosenjalizimin.

Dokumentat që duhen paraqitur

Dokumentat që duhen bashkangjitur për kërkesën e lëshimit/rinovimit dhe për t'i paraqitur me pas  per foto senjalizimin në Kuesturë janë të ndryshme në bazë të llojeve te lejeve/kartave te qëndrimit,ku  mund të gjenden në formularët shpjegues brenda zarfit ose në faqen http://www.portaleimmigrazione.it/.

Informacione të mundshme mbi formularët dhe proçedurat mund t'i merrni falas pranë Zyrës së Emigracionit të Komunës së Pratos ose Sindikatave ku kane nenshkruar mareveshje me Ministrine e Punëve të Brëndshme (lista e Komunave dhe Sindikatave mund të gjendet tek http://www.portaleimmigrazione.it/)

kontributi dhe kostot për lëshimin/rinovimin e lejes së qëndrimit

Nga 30 janari i vitit 2012 është aktiv dekreti që përcakton kontributin për lëshimin/rinovimin e lejes së qëndrimit.

Ky ligj parashikon pagesën e kontributit pranë Sportello Amico (posta) në momentin e dërgesës së zarfit postar ku permban praktiken per leshim/rinovim.

Kontributi

Shuma e kontributit përcaktohet nga kohë-zgjatja e lejes së qëndrimit.

  • 80,00 €: leje qëndrimi nga 3 muaj deri  në 1 vit
  • 100,00 €:  leje qëndrimi nga 1 vit  deri në 2 vjet
  • 200,00 €: leje qëndrimi mbi 2 vjet;

Kontributi nuk duhet te  paguhet nga:

  • të miturit, përfshirë edhe ata të ardhur nepermjet bashkimit familjar;
  • nga shtetasit e huaj që hyjnë në Itali për kura mjeksore si edhe shoqëruesit e tyre;
  • nga kushdo qe kërkon azil, kërkesë për azil politik, mbrojteje,ose  arsye humanitare.
  • nga kushdo qe bën konvertimin ose përditesimin e lejes së qëndrimit gjatë vlefshmërisë.

kostoja

  • 30,46 €: për stampimin e lejes së qëndrimit
  • 30,00 €: u paguhet postave në momentin e paraqitjes së kërkesës së plotësuar (vetëm për praktikat që nuk çohen në kuesturë për herë të parë);
  • 16,00 €: për pullën e taksës që duhet vendosur në formularin e kërkesës.

Ku duhet tërhequr leja e qëndrimit

​Zyra e Emigracionit te Kuesturës, pasi janë bërë kontrollet ligjore, dhe aktivizuar lejen e qëndrimit elektronik, thërret të interesuarit për të kontrolluar të dhënat mbi dokument dhe u bën dorezimin.

Leja e qëndrimit është e plastifikuar që ka një përmbajtje informatike nëpërmjet një mikro-proçesori për rruajtjen e të dhënave biometrike,te  informacioneve dhe autentifikimin e tyre në rrjet.

Tesera ka element të sigurisë për të lejuar kontrollin e autentifikimit të dokumentit të qëndrimit.

Dekreti legjislativ nr. 40/2014 përcakton një afat kohor prej 60 ditësh për lëshimin, rinovimin e konvertimin e lejeve të qëndrimit si edhe për lëshimin e nulla-osta për punesim jo stazhonal

Informacione mbi gjendjen e praktikës

​Numeri i gjelbër 800 309 309 (aktiv 24 orë)

Numeri i gjelbër 848 855 888 (nga e hëna deri të premten në orët 8.00 - 20.00)

  • Në sitin web http://www.portaleimmigrazione.it/ janë të disponueshme:
  • Informacione të përgjithshme mbi proçederën;
  • adresat e Komunave, Zyrave publike të akredituara, Zyrave postare me Sportelin Amico;
  • Gjendja e praktikës, duke vendosur në hapsirën e përcaktuar përdoruesin dhe fjalkalimin që janë të shkruara në kuponin postar të lëshuar nga postat në momentin e paraqitjes së kërkesës.

Kontrolli on-line në sitin: http://questure.poliziadistato.it/stranieri/

Humbja dhe duplikimi i lejes së qëndrimit

Kur na e vjedhin ose humbim lejen e qëndrimit është e nevojshme të bëhet denoncimi sa më shpejt të jetë e mundur tek forcat e rendit.

Duplikimi i kërkohet kuesturës përkatëse, duke plotësuar zarfin e posaçëm i disponueshëm pranë zyrave postare.

Kërkesës për duplikim i bashkangjiten:

  • kopje e pasaportës
  • kopje e denoncimit të vjedhjes ose humbjes

Lëshimi i duplikimit është subjekt i pagesës së kontributit të lejes së qëndrimit dhe një pullë takse prej 16€.

Do të kryhet përsëri marrja e shenjave të gishterinjve dhe do të lëshohet një titull i ri qëndrimit ( do të duhen edhe fotografi te reja). Mesatarisht koha e lëshimit është 60 dite.

Ku tė shkoj

Sherbimi i emigrazionit dhe nenshtetesia - Servizio immigrazione e cittadinanza
Zyra
Via Roma
, 101
 - 59100
 Prato
 PO
Numri i gjelbėr800 242525, 800 922912 (sporteli i ndërmjetësimit të konflikteve)
Centrali0574 1835420
Faks0574 1837413
E-mailimmigrazione@comune.prato.it

idoneitaalloggiativa@comune.prato.it

OrariPër informacione, prenotime, takime, përshtashmëri të shtëpisë, projekti SPRAR (Sistema Protezione Richiedenti Asilo e Rifugiati):
e hëne dhe e enjte 9.00 - 13.00 e 15.00 - 17.00
e martë dhe e premte 9.00 - 13.00
e merkure mbyllur

Operatori ne gjuhen amtare:
shqip: e hëne 9.00 - 13.00 e 15.00 - 17.00
arabisht: e premte 9.00 - 13.00
kineze: e enjte 10.00 - 13.00 e 15.00 - 17.00
urdu (pakistane): e hëne 9.00 - 12.00

 Shiko adreėn tek harta (hapet njė tjetėr faqe)

Ku tė shkoj

Policia e shtetit - Questura
Zyra
Via Migliore Di Cino
, 10
 - 59100
 Prato
 PO
Centrali0574 5555
PECurp.quest.po@pecps.poliziadistato.it
OrariZyra e mardhenive me publikun (URP)
-nga e Hena deri te Shtunen 8:30-13.30

Zyra e Emigracionit
- nga e Hena deri te Premten 8:30-12:30 berja e praktikave
- te Hene,te Marte,te Merkure dhe te Enjte nha 14.30-16:30 dorezimi i lejeve te qendrimt
- mbyllur me publikun te Premteve pasdite dhe ditet para festave

 Shiko adreėn tek harta (hapet njė tjetėr faqe)

pėrditsimi i fundit: giovedģ 09 prill 2020
- Inizio della pagina -
Il progetto Pratomigranti č sviluppato con il CMS ISWEB® di Internet Soluzioni Srl www.internetsoluzioni.it