Ndihmė shėndetsore pėr qytetarėt e huaj

Ndihmė shėndetsore pėr qytetarėt e huaj

Pratomigranti » Tė jetosh nė qytet » Shėndetėsor » Ndihmė shėndetsore pėr qytetarėt e huaj
Logo pagine interne
logo pratomigranti.it
icona scelta lingua

Ndihmė shėndetsore pėr qytetarėt e huaj

Ndihma shëndetsore në Itali u përket personave që janë me leje qëndrimi të regullt dhe familjarëve të tyre në ngarkim dhe bashkëjetues. Të huajve me qëndrim të parregullt u garantohen të gjitha mjekimet bazë, për sëmundje dhe aksident.

Të huaj të regjistruar në SSN (Shërbimi shëndetsor Kombëtar)

Janë të detyruar të regjistrohen në SSN qytetarët e huaj që:

  • kanë një leje qëndrimi dhe punojnë ose janë të regjistruar në zyrat e punës, janë në pritje të marrjes së lejes së qëndrimit;
  • janë me qëndrim të rregullt;
  • kanë kërkuar rinovimin e lejes së qëndrimit (për punë të mvarur ose pavarur, arsye familjare, azil, birësim, kujdestari, nënshtetësi, arsye besimi);
  • familjarët në ngarkim të qytetarëve që bëjnë pjesë në pikat 1, 2, 3.

Të jeshë i regjistruar të lejon të...

  • zgjedhësh mjekun e familjes dhe pediatrin për fëmijë;
  • keshë vizita të përgjithshme në ambulator, të specializuara dhe në shtëpi (duke paguar një kupon);
  • jeshë i shtruar në spital;
  • bësh vaksina;
  • bësh analizat e gjakut (duke paguar një kupon);
  • bësh radiografi (duke paguar një kupon);
  • bësh ekografi (duke paguar një kupon);
  • blesh ilaçe (duke paguar një kupon);
  • bësh rehabilitim (duke paguar një kupon).

Shërbimi shëndetsor për qytetarët huaj me qëndrim të parergullt (STP)

Kush nuk ka leje qëndrimi ka megjithatë të drejtë për kurat parësore, edhe të vazhdueshme. Për t’u kuruar është e nevojshme t’i kërkohet USL-it tesera "STP" (i huaj përkohësisht i pranishëm). Tesera STP zgjat 6 muaj dhe mund të rinvohet.

Tesera të mundëson të...

  • marrësh ndihmën mjeksorë bazë;
  • shtrohesh për urgjenca nëpërmjet "dayhospital";
  • keshë kura në ambulator dhe spital, urgjente ose megjithatë të domosdoshme, edhe nëse janë të vazhdueshme, për sëmundje ose aksident.

SHËNIM: të kurohesh nuk do të thotë t’i senjalizohesh zyrave publike. Vetëm në disa raste  (arsye te rendit publik ose raste të tjera të rënda) autoriteti publik mund të kërkoj në të dhënat njësoj si për qytetarët Italian.

Shërbimi shëndetsor për qytetarët e BE-së të pa regjistruar. (Tesera ENI)

Qytetarët e BE-së, dhe të Hapsirës Ekonomike Evropiane dhe Konfederatës Zvicerriane, të cilët ndodhen në gjëndje shoqërore delikate dhe kushte të vështira dhe që nuk plotësojnë kushtet për t'u regjistruar në SSN, mund të kërkojnë lëshimin ne Teserës ENI.

Nëse janë të pamundur për të paguar, sepse në kushte të vështira, duhet të autoçertifikojnë tek ASL-i mangësinë e kushteve asistenciale dhe të autoçertifikojnë situatën në të cilën ndodhen.

qytetarit do t'i sigurohen kurat ambulatoriale dhe urgjente, ose sidoqoftë të domosdoshmet, të vazhdueshme për semundje dhe aksidente dhe perfshinjë programet e mjeksisë parandaluese dhe mbajtjes nën kontroll  të shëndetit individual dhe kolektiv. 
Në veçanti janë të garantuara:

  • kujdesi gatë shtatzanisë dhe lindjes me trajtim të njëjtë me qytetaret italiane;
  • kujdesi shëndetsor i të miturve
  • vaksinimi sipas ligjeve në fuqi dhe gjatë fushatës së parandalimin kolektiv:
  • ndërhyrjet e profilaksisë ndërkombëtare;
  • profilaksinë, diagnozën, kurën e sëmundjeve infektive dhe bonifikimin e vatrave të mundëshme;
  • shërbimet parandaluese të kujdesit dhe rehabilitimit të drogës.

Shërbimet e dhëna këtyre qytetarëve janë pa pagesë, me përjashtim të kuponit njësoj me qytetarët italian.

Për informacione telefonike drejtohuni zyrës për të huajt tel. 0574 807121 - 807122​

pėrditsimi i fundit: venerdģ 02 gusht 2019
- Inizio della pagina -
Il progetto Pratomigranti č sviluppato con il CMS ISWEB® di Internet Soluzioni Srl www.internetsoluzioni.it