Regjistrimet në gjëndjen civile
Regjistrimi në gjendjen civile te banorëve me të cilin kryetari i komunës përcakton rezidencën e një personi në territorin komunal.
Mund të kërkohet nga një pjestar i familjes në moshë madhore.
Kush banon në struktura mikpritese ose komunitet, duhet të paraqesë një deklaratë rezidence të firmosuar nga përgjegjësi i strukturës.
Brenda 60 ditësh nga rinovimi i lejes së qëndrimit, shtetasi e huaj duhet të rikonfirmojë në gjendjen civile residencën te tij, duke bashkangjitur fotokopjen e lejes së re të qëndrimit. Nëse nuk e bën, mund të fshihet nga lista e popullsisë rezedente në Komunë.
Fshirja nga gjendja civile për mos-ndodhje
Kur një person nuk është i gjurmueshëm , një ent publik, një autoritet publik ose një qytetar i interesuar mund të hap proçedurën për fshirjen nga gjendja civile për mos-ndodhje.
Nëse një person do që të fshijë nga adresa e tij ose nga shtëpia e tij me pronësi ose me qira një person që nuk banon më aty, duhet të paraqesë kërkesën duke përcaktuar edhe arsyen.
Proçedura e mos-ndodhjes zgjat rreth një vit. Pasi janë bërë kontrollet e duhura nga ana e policisë bashkiake, personi fshihet nga popullsia residente e Komunës.