Qytetarët e huaj (ato që nuk bëjnë pjesë në Bashkimin Evropian ose hapsirën Shengen) që vendosin të hyjnë në Itali duhet të kërkojnë më parë një vizë hyrjet pranë përfaqëisve dipllomatike ose konsullore italiane.
Viza është autorizimi që u jepet qytetarëve të huaj për të hyrë në territorin italian.
Është e shtypur në një letër ngjitëse e cila vendoset në një nga faqet e pasaportës ose në një tjetër dokument udhëtimi të vlefshëm të kërkuesit.
Të gjithë të huajt për të hyrë ni Itali duhet të kërkojnë një vizë.
Për disa vende me të cilat ka marrëveshje ndërkombëtare, vetëm për disa lloje. mund të mos jetë e domosdoshme kërkesa e një vize për qëndrime të shkurtra (pra jo më shumë se 90 dit). Është e nevojshme të kontrolloni nëse vendi juaj ka marrur pjesë në këtë marrëveshje tek database i Ministrisë së Punëve të Jashtme mes Vendeve
Si të kërkohet viza
Qytetarët e huaj për të hyrë në Itali duhet të kenë një pasaportë të vlefshme dhe një vizë.
Në momentin e hyrjes në Itali autoritetet e kufirit duhet të vënë një vulë hyrjet në pasaportën e qytetarit të huaj i cili, në rast se lloji e parashikon, duhet të kërkojë lëshimin e lejes së qëndrimit brenda 8 dit pune Kuesturës përkatëse.
Në faqen e Ministrisë së Jashtme mund të gjenden informacione mbi proçedurat për lëshimin e vizave për të hyrë në vendin tonë.
Ku duhet kërkuar viza
Viza lëshohet nga përfaqësia diplomatike ose konsullore italiane nga vendi i origjinës ose nga banimi i përhershëm i qytetarit të huaj.
Përfaqësia diplomatike ose konsullore duhet të kontrollojë nëse plotëson kushtet e nevojshme për lëshimin e vizës. Autoriteti konsullor, në momentin e lëshimit të vizës verifikon që qytetari të ketë:
- pasaportë të vlefshme ose një tjetër dokument udhëtimi;
- dokument që dokumenton arsyen dhe kushtet e qëndrimit;
- plotësimi i kushteve ekonomiko-finaciare për qëndrimin në Itali dhe kthimin në atdhe;
- mundësisht edhe një strehim të përshtatshëm
kohëzgjatja e vizës lëshohet në bazë llojit të hyrjes të paracaktuar në territorin italian. Në faqen e Ministrisë së Jashtme është e mundur të konsultohet lista e përfaqësive diplomatike ose konsullore italiane jashtë
Llojet e vizave
Kodi i përgjithshëm i vizave llojet e mëposhtme të vizave:
- viza Shengen (VSU) që lejojnë livizjen në të gjitha vendet e hapsirës Shengen për qëndrime të shkurtra deri në 90 dit brenda hapsirës Shengen;
- viza me vlerë territoriale të kufizuar (VTL ose viza kombëtare VN), që lejojnë mbajtësin të qarkullojë vetëm në territorin e shtetit që e ka lëshuar;
për të thjeshtësuar identifikimin me shpejtësi nga ana e shërbimeve të kontrollit, në frazën “lloji i vizës”, janë të vendosura gërma, që mund të jenë:
VSU
A: tranzit aeroportual, e vlefshme vetëm në zonat ndërkombëtare të tranzitit aeroportual;
B: tranzit, me vlefshmëri maksimumi 5 dit;
C: qëndrime me afat të shkurtër, jo më shumë se 90 dit si p.sh. Tregti, kura mjeksore, gara sportive, ftesë, punë të pavarur, punë të mvarur, mision, arsye besimi, studim, transport, turizëm;
VN
D: qëndrime me afat të gjatë, si për birësim, kura mjeksore, diplomaci, familje, punë të pavarur, punë të mvarur, mision, vullnetarizëm, arsye besimi, rikthim, zgjedhje vendbanimi, bashkim familjar, studim, pushime punë.
Më poshtë rreshtohen arsyet për të cilat mund të lëshohen vizat nga ana e Përfaqësive diplomatiko-konsullore italiane të pranishme jashtë:
- birësim;
- tregti;
- arsye familjare;
- kura mjeksore;
- diplomatike;
- gara sportive;
- ftesë;
- punë të pavarur;
- punë të mvarur;
- mision;
- arsye besimi;
- rikthim;
- zgjedhje vendbanimi;
- studim;
- kërkime shkencore;
- tranzit;
- turizëm
- pushim punë;
- vullnetarizëm.
Raste të veçanta
Qytetarë e disa vendeve jashtë BE janë të përjashtuar nga detyrimi i vizës së hyrjes për qëndrime më të shkurtra se 90 dit për turizëm, tregti, gara sportive, ftesë , mision.
Të gjihë vendet jashtë BE-së, për qytetarët e të cilëve është e nevojshmë viza për të hyrë në Itali, janë të shënuar në listat përkëtase sipas marrëveshjeve Shengen.
Disa leje qëndrimi të veçanta nuk duhet të paraprihen nga një vizë hyrjet: si ato për azil-kërkuesit ose për arsye të mbrojtjes shoqërore.