Emporio i Solidaritetit, "supermarket i solidaritetit" ka për qëllim të ndihomjë familjet në vështirësi të territorit dhe të jetë një dëshmi konkrete e vlerave si mikpritja, solidariteti, mirënjohja, por edhe i promovimit njerëzor...
Çfarë është
Është një vend ku mund të "blihen" mallëra të nevojës së parë "sipas familjes" dhe që shpërndahen falas familjeve dhe personave që jetojnë vetëm, që gjenden momentalisht në vështirësi ekonomike. Emporio paraqitet si një supermarket i vërtetë, me rafta dhe frigoriferë: nga makaronat deri tek vaji i ullirit, nga detergjentët larës deri tek shkuma e rrojës, zgjedhja është shumë e gjërë.
Kush mund të përfitojë nga Emporio
Familje dhe persona që jetojnë vetëm, në vështirësi ekonomike, mund të akreditohen duke iu drejtuar Asistentit Social referues, "Centri di Ascolto" të Karitasit, si atyre dioçezane ashtu edhe atyre famullitare, konferencave të San Vincenzo de' Paoli, dhe Vullnetareve Vincenziane ose "Centro di Aiuto alla Vita".
Si blihet në Emporio
Malli i zgjedhur shpërndahet falas në bazë të kreditit me pikë që gjendet në teseran tuaj elektronike.
Tesera është një karton manjetik, me fotografi, që i dorëzohet Emporios duke i paraqitur autorizimin e lëshuar nga enti që ka bërë kërkesën për atë familje. Tesera ka një vlerë për maksimumin 65 pikë mujore dhe mund të kërkohet deri në 3 muaj. Në fund të 3 muajve është e mundur të bëhet një kërkesë për rinovimin e teseras, pas kësaj është e nevojshme që shërbimi të shkëputet për një periudhë.
Entet promotore dhe pjesëmarrëse ne projekt
Promotorët e këtij projekti janë: Karitasi Dioçezan i Pratos, Provinca e Pratos, Komunës së Pratos, Fondacioni i "Cassa di Risparmio di Prato".
Marrin pjesë në projekt: Komuna e Pratos, Karitasit, San Vincenzo de’ Paoli, Vullnetaret Vincenziane dhe "Centro Aiuto alla Vita".
Emporio menxhohet nga "Solidarietà Caritas Onlus".