Si të regjistrohesh në Shërbimin shëndetsor Kombëtar (SSN)

Si të regjistrohesh në Shërbimin shëndetsor Kombëtar (SSN)

Pratomigranti » Tė jetosh nė qytet » Shėndetėsor » Si të regjistrohesh në Shërbimin shëndetsor Kombëtar (SSN)
Logo pagine interne
logo pratomigranti.it
icona scelta lingua

Si të regjistrohesh në Shërbimin shëndetsor Kombëtar (SSN)

Shërbimi Shëndetsor Kombëtar (SSN) është një strukturë e tërë shërbimesh (spitale, ambulatore, etj.) për kujdesin e shëndëtit dhe ndihmën shëndetsore për të gjithë personat, italian dhe të huaj, pa asnjë dallim trajtimi.

Për qytetarët e huaj, komuniteti i BE ose jo, regjistrimi në Shërbimin Shëndetsor Kombëtar (SSN) ofron të gjithë ndihmën shëndetsore dhe garanton të njëjtin trajtim të parashikuar për qytetarët italian. Në momentin e regjistrimit, është e mundur të zgjidhet mjeku i familjes ose pediatri për fëmijët.

Punëtorët e huaj në pritje të lëshimit të lejes së qëndrimit mund të regjistrohen në Shërbimin Shëndetsor Kombëtar.

Regjistrimi i qytetarëve te BE-së

Qytetarët e BE-së që ndodhen në Itali duhet të kenë një siguracion shëndetsor sepse ligjet e fundit kërkojnë pavarësinë ekonomike të qytetarëve të BE-së dhe të familjarëve të tyre.
Pasi të kenë bërë regjistrimin në gjendjen civile, qytetarët e BE-së mund të regjistrohen në (SSN).

Qytetari i BE-së që nuk ka një kontratë pune, ose familjari i një qytetari të BE-së i regjistruar në gjendjen civile ose që nuk plotëson kushtet e regjistrimit të detyrueshëm ne SSR por që ka burime ekonomike të mjaftueshme (që duhet të autocertifikojë) dhe nuk është në ngarkim të ‘Intituzioni Estere’ ose regjistrime në kurse studimi, mund të bëjë regjistrimin vullnetarë në SSR duke kryer pagesën e një kontributi:

  • euro 149.77 për banuesit me arsye studimi;
  • euro 219.49 për i collocati alla pari;
  • euro 387.34 për rastet e tjera (kuota minimale 7.50% të burimeve ekonomike).

Kontributi është i vlefshëm për vitin kalendarik, i pandashëm jo prapaveprues.

Qytetarët e BE-së, dhe të Hapsirës Ekonomike Evropiane dhe Konfederatës Zvicerriane, të cilët ndodhen në gjëndje shoqërore delikate dhe kushte të vështira dhe që nuk plotësojnë kushtet për t'u regjistruar në SSN, mund të kërkojnë lëshimin ne Teserës ENI.

Regjistrimi i qytetareve të huaj

Qytetarët e huaj me qëndrim te rregullt mund të regjistrohen në Shërbimin Shëndetsor Kombëtar me të njëjtat të drejta me ato italianë. Me regjistrim jepet edhe libresa shëndetsore, që lejon aksesin në të gjitha shërbimet.
Regjstrimi në SSN ka të njëjtën vlefshmëri me lejen e qëndrimit. Për ta rinovuar duhet paraqitur ne Aziendën USL 4 kërkesa e rinovimit të lejes së qëndrimit.

Dokumentat që duhet paraqitur:

  • fotokopja e lejes së qëndrimit e vlefshme;
  • deklarim i rezidencës dhe gjendjes familjare;
  • kodi fiskal.

Qytetarët e huaj të paregjistruar në SSN që kanë një leje qëndrimi për arsye studimi, besimi e të huajt "alla pari" mund të:

  • bëjnë regjistrim vullnetar në SSN për vete dhe për familjarët me të cilët bashkëjetojnë;
  • bëjnë siguracion kundër rrezikut të sëmundjeve, aksidenteve, shtazanisë dhe lindjes (siguracioni duhet të vlejë në të gjithë Italinë, edhe për familjarët që ka në ngarkim).

Shërbime gjithsesi të garantuara:

  • kura të shtazanisë dhe lindjes;
  • kura ndaj të miturve;
  • vaksina;
  • profilaksia, diagnostikimi, parandalimi dhe kurimi i sëmundjeve ngjitëse.

I huaji në mënyrë të parregullt me normat e qëndrimit ka të drejtë për shërbimet mjeksore themelore, duke kërkuar teserën STP.​

Regjistrimi vullnetar në SSR për personat mbi 65 vjeç që nuk i perkasin BE-së

Duke qenë se nuk janë fiksuar akoma tarifat për t’u aplikuar për prindërit e qytetarëve të huaj që kanë kërkuar lejen e qëndrimit për bashkim familjarë pas 05/11/2008, mund të bëhet regjistrimi në SSR nëpërmjet një pagese aforfe, vjetore , e pandashme, jo prapavepruese prej 387.34 me përjashtim të ndryshimeve kur të ngjirren tarifat në të gjithë vendin.
Kjo shumë është kuota minimale pasiqë është përqindja e 7.5% -shit e të ardhurave të subjektit në Itali ose jashtë. në mangësi të ardhurave personale të të huajit, referimi bëhet ndaj të ardhurave të personit të të cilit është në ngarkim.​

pėrditsimi i fundit: giovedģ 30 gusht 2018
- Inizio della pagina -
Il progetto Pratomigranti č sviluppato con il CMS ISWEB® di Internet Soluzioni Srl www.internetsoluzioni.it