Shkolla ime e mesme cilën të zgjedh? (Bashkangjitur)
Kush mund të regjistrohet
Të gjithë fëmijët e huaj në moshë të detyrueshme për shkollim (6/16 vjeç)
Fëmijët pa dokument anagrafik dhe/ose më qëndrim të parregullt regjistrohen me rezervë, pa ndikuar në ndjekjen e mësimeve.
Zgjedha e klasës
Fëmijët e huaj regjistrohen në klasat që i përkasin moshës së tyre. Në raste të veçanta, kolegji i mësuesve vendos ta regjistrojë nxënësin në një klasë më lart ose më poshtë nga ajo e moshës së tij në bazë të:
- aftësive, nivelit dhe pregatitjes së nxënësit;
- sistemit shkollor të vendit nga vjen;
- ciklit të studimit që ka ndjekur në vendin e tij;
- titulli i studimit që zotëron
Dokumentat që duhen paraqitur
Për t’u regjistruar është e nevojshme të plotësohet formulari i regjistrimit të shkollës dhe të paraqiten këto dokumente:
- dokumente angarfike që vertetojnë identitetin dhe lidhjen e gjakut mes nxënësit dhe shoqëruesit. Qytetarët e huaj kanë të drejtën e autoçertifikimit, duke pasur parasyshë që janë të detyruar të paraqesin dokumentat nëse u kërkohet;
- dokumentat shëndetsor. Dokumenti i vaksinave të detyrueshme duhet të jetë në origjinal dhe i përkthyer në italisht (me përkthim të betuar ose i bërë pranë “Servizio Immigrazione e Cittadinanza). Nëse fëmija nuk e ka këtë dokument, familja mund t’i kërkojë shërbimit shëndetsor që ta vizitojnë dhe t’i bëjnë vaksinat që mungojnë;
- në rast transferimi nga një shkollë italiane në tjetrën është e nevojshme t’i paraqitet shkollës së re “nulla osta” e lëshuar nga shkolla e mëparshme.
Nëse dokumenti shkollor është i shkruar në një gjuhë që nuk kuptohet lehtë në Itali (kineze arabe) mund të përkthehet nga përkthyes zyrtarë të regjistruar pranë gjykatës.
Si dhe ku duhet regjitrsuar
Nga janari 2013, regjistrimet e nxënësve të klasave të para të fillores dhe9 vjeçres mund të bëhen vetëm nëpërmjet internetit në faqen e përcaktuar mga Ministria e Arsimit. Në faqen e Ministrisë shkohet nëpërmjet adresës https://unica.istruzione.gov.it/en/orientamento/iscrizioni
Regjistrimet pranohen pranë instituteve shkollore. Institute shkollore janë të detyruar të pranojnë regjistrimin edhe në rast se nuk ka më vende të lira. Instituti shkollor që pranon regjistrimin por nuk ka vende të lira është i detyruar të ndihmojë nxënësin dhe familjen të gjejnë një shkollë tjetër. Për informacione ose sqarime mund t’i drejtoheni shkollave ose “Servizio Immigrazione e Cittadinanza”